Tension në Kuvendin e Shqipërisë, Gazmend Bardhi i hedh ujë Edi Ramës

23 korrik 2026 | 16:16

Ka eskaluar situata në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur me ata të Partisë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama.

Ishte deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi, ai i cili ka hedhur ujë në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa kryeparlamentari Niko Peleshi ka kërkuar që deputeti Bardhi të largohet nga salla e Kuvendit, pas këtij veprimi të pahijshëm.

Ndërkaq, opozita vijon të mbajë të bllokuar foltoren, teksa PS-ja ka kaluar direkt në votimin e rendit të ditës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë vazhdon zbatimin e politikave që synojnë mbështetjen…