Vjosa Osmani përkujton Shaban Manajn

23 korrik 2026 | 16:18

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Shaban Manajn në 26-vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes së tij, duke e cilësuar atë si simbol të përkushtimit, qëndrueshmërisë dhe angazhimit të palëkundur për lirinë dhe demokracinë.

Osmani ka theksuar se Shaban Manaj, në cilësinë e kryetarit të LDK-së në Istog, avokatit dhe bashkëpunëtorit të afërt të presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, i ka shërbyer me dinjitet Kosovës dhe idealeve të lirisë deri në rrëmbimin dhe vrasjen e tij më 23 korrik 2000.

Ajo ka vlerësuar kontributin e Manajt për LDK-në, Istogun dhe Kosovën, duke shtuar se vepra dhe sakrifica e tij do të mbeten frymëzim për brezat e ardhshëm.

Sipas Osmanit, rrugën e tij po e vazhdojnë me dinjitet edhe fëmijët e tij, veçanërisht deputeti Shkëmb Manaj, përmes angazhimit të tyre në shërbim të Republikës së Kosovës.

Në fund, Osmani ka theksuar se angazhimi për zbardhjen e rasteve dhe vendosjen e drejtësisë për të gjitha vrasjet politike të pasluftës mbetet një përgjegjësi e vazhdueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka eskaluar situata në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët e…