Borë në korrik në Dobërdol të Pejës, zbardhen bjeshkët

24 korrik 2026 | 14:35

Reshjet e borës kanë zbardhur Dobërdolin e Pejës, duke sjellë pamje të pazakonta për muajin korrik.

Dobërdoli, i njohur si një vendbanim alpin në zonën kufitare me Malin e Zi dhe një ndër destinacionet më të frekuentuara gjatë verës, është mbuluar nga bora pas rënies së ndjeshme të temperaturave.

Pamjet e publikuara nga kjo zonë tregojnë peizazhe dimërore në mes të verës, një fenomen i rrallë për këtë periudhë të vitit. /Klankosova.tv

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë e…