Elmi Reçica merr pjesë në promovimin e librit të Dr. Kolë Krasniqit në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

24 korrik 2026 | 16:34

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica, ka marrë pjesë në promovimin e librit “Terrorizmi Bashkëkohor – Klasifikimi, tipologjia dhe format e manifestimit”, me autor Dr. Kolë Krasniqi, i cili u mbajt në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Përmes një postimi, Reçica e cilësoi këtë botim si një kontribut të rëndësishëm shkencor në trajtimin e fenomenit të terrorizmit bashkëkohor.

“Ky botim përbën një kontribut të rëndësishëm shkencor në trajtimin e një prej sfidave më komplekse të kohës sonë, duke ofruar një analizë të thelluar dhe profesionale mbi fenomenin e terrorizmit bashkëkohor”, ka shkruar ai. Reçica i uroi autorit, Dr. Kolë Krasniqi, suksese të mëtejshme në veprimtarinë e tij shkencore, duke shprehur bindjen se libri do të shërbejë si referencë e vlefshme për studiuesit, profesionistët dhe të gjithë të interesuarit për këtë fushë. Ai e përgëzoi autorin për këtë arritje, duke e vlerësuar si një kontribut me rëndësi në literaturën shkencore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ankesa e një nëne për papastërtinë dhe për kushtet në…