Harry Kane nis negociatat për kontratë të re me Bayernin

24 korrik 2026 | 15:45

Harry Kane do të nisë bisedimet me Bayernin për një kontratë të re, ka raportuar BBC-ja të premten.

Kapiteni i Anglisë ka kontratë me klubin bavarez deri në verën e vitit të ardhshëm, por Bayerni është i përkushtuar për ta mbajtur atë.

32-vjeçari është në dijeni për interesimin e klubit për ta vazhduar bashkëpunimin, ndërsa bisedimet pritet të intensifikohen në javët e ardhshme.

Kane iu bashkua Bayernit në vitin 2023, duke u transferuar nga Tottenhami për 86 milionë funte. Ai ka shkëlqyer që prej atëherë, duke shënuar 146 gola në 134 paraqitje për gjigantin bavarez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në…