Luajti në Kupën e Botës, Volpato rezulton pozitiv për kokainë

24 korrik 2026 | 11:49

Futbollisti australian Cristian Volpato ka rezultuar pozitiv për kokainë në një test paraprak droge, pasi është ndaluar nga policia në Sydney për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.

Mesfushori 22-vjeçar i Sassuolos po drejtonte një BMW dhe është ndaluar dy herë nga policia brenda së njëjtës natë.

Sipas policisë, Volpato është ndaluar pak pas orës 01:00, teksa po lëvizte me 109 kilometra në orë në Urën Anzac, në një segment ku shpejtësia maksimale e lejuar është 60 kilometra në orë.

Pas ndalimit, ai i është nënshtruar një testi paraprak për drogë, i cili ka rezultuar pozitiv për kokainë. Policia ka marrë edhe një mostër të dytë të pështymës, e cila është dërguar për analiza laboratorike. Për këtë arsye, hetimi ende nuk ka përfunduar dhe rezultati fillestar nuk është konfirmuar.

Deri më tani, ndaj Volpatos nuk janë ngritur akuza penale lidhur me përdorimin e drogës.

Futbollisti është gjobitur për tejkalim të shpejtësisë dhe leja e tij ndërkombëtare e drejtimit është pezulluar për gjashtë muaj. Kjo nënkupton se ai nuk lejohet të drejtojë automjet në shtetin australian New South Wales gjatë kësaj periudhe.

Policia ka konfirmuar gjithashtu se Volpato ishte ndaluar edhe disa orë më herët, rreth orës 23:00, në të njëjtën zonë. Edhe në atë rast, ai ishte gjobitur për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa testi i alkoolit kishte rezultuar negativ.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka…