Vjen reagimi zyrtar: Nëse e fiton Botërorin, s’e fiton patjetër ‘Topin e Artë’
Organizatorët e Topit të Artë kanë bërë të ditur që të fituarit e Kupës së Botës nuk ia garanton një lojtari se ai do ta fitojë medoemos Topin e Artë.
Ky njoftim erdhi pas bindjeve të shtuara se ky trofe individual mund t’i shkojë një lojtari që ka udhëhequr kombëtaren e tij drejt këtij ngadhënjimi, duke lënë anash sezonin e rregullt futbollistik.
“Të fituarit e Kupës së Botës nuk garanton të fituarit e Topit të Artë”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Ballon d’Or.
“Që nga viti 1995, vetëm katër nga shtatë fituesit e Kupës së Botës kanë arritur të fitojnë edhe Topin e Artë, pra vetëm 57%”.
“Po, triumfin në Kupën e Botës ndihmon, por nuk garanton në të fituarit e Topit të Artë”.
“Për ta fituar atë, duhet të kesh qenë lojtari më i mirë i sezonit, jo vetëm lojtari më i mirë i Kupës së Botës”.



