Burim Ramadani: Vendimi në Hagë duhet të jetë lirimi i çlirimtarëve të UÇK-së
27 korrik 2026
| 09:50
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka deklaruar se epilogu i drejtë i procesit gjyqësor në Hagë është lirimi i katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po mbahen në paraburgim prej gati gjashtë vitesh.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Ramadani ka theksuar se vendimi i Gjykatës duhet të jetë në favor të lirimit të tyre.
“Lirimi i katër prej udhëheqësve të UÇK-së, që po mbahen në Hagë tash e gati 6 vjet, do të jetë epilogu i drejtë. Vendimi në Hagë duhet të jetë lirimi i çlirimtarëve”, ka shkruar ai.
Ai shtoi se Kosova është krenare me UÇK-në, duke vlerësuar se ajo zhvilloi një luftë të pastër dhe çlirimtare, ndërsa nënvizoi se NATO ka bashkëpunuar ngushtë me UÇK-në gjatë luftës në Kosovë.



