Al Hilal nuk dorëzohet për Luis Diaz, Bayern Munich e konsideron të paprekshëm

28 korrik 2026 | 17:00

Klubi saudit Al Hilal vazhdon ta ketë në listën e dëshirave Luis Diazin. Drejtuesit e klubit kanë mbledhur informacione për një transferim të mundshëm të kolumbianit, ndërsa interesimi për të nuk është i ri.

Sipas raportimeve të “Sky Sport Germany”, Al Hilal kishte tentuar ta transferonte Diazin edhe verën e kaluar, duke i ofruar një pagë marramendëse prej 22.5 milionë eurosh neto në sezon.

Megjithatë, 29-vjeçari nuk ka ndërmend të largohet nga Bayern Munichu. Ai ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit bavarez se dëshiron ta vazhdojë karrierën në “Allianz Arena”, ndërsa një transferim aktualisht nuk është në planet e tij.

Edhe Bayerni nuk është i gatshëm ta shesë yllin kolumbian. Kampioni gjerman llogarit plotësisht në shërbimet e Diazit, nuk po zhvillon bisedime me klube të tjera dhe, deri më tani, nuk ka pranuar asnjë ofertë zyrtare për të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zjarrfikësit në Francë dhe në Spanjë vazhdojnë përpjekjet për të…