FC Vëllaznimi – FC Fushë Kosova 8:1

11 shtator 2026 | 23:57

Të premten, në sallën “Shani Nushi” në Gjakovë, u zhvillua një ndeshje me shumë ritëm, luftë dhe karakter, ku ekipi gjakovar i futsallit, FC Vëllaznimi, arriti një fitore të thellë ndaj FC Fushë Kosovës 01, me rezultat 8:1.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Vëllaznimin, pas asaj të arritur ndaj Ballkanit të Suharekës. Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Vëllaznimi ka tubuar 6 pikë, ndërsa me paraqitjet dhe ritmin e treguar deri tani, ekipi gjakovar po dëshmon se është një prej pretendentëve kryesorë për të siguruar ngritjen në Superligën e Kosovës në Futsall.

Para një atmosfere impozante dhe përballë shumë spektatorëve në “Shani Nushi”, djemtë e Vëllaznimit treguan shpirtin luftarak, karakterin dhe përkushtimin e tyre, duke siguruar një fitore plotësisht të merituar.

🥅 Golashënuesit për Vëllaznimin:

⚽️⚽️⚽️ Agon Stuja
⚽️⚽️ Gëmb Kaqi
⚽️ Mentor Mejzini
⚽️ Arbër Dobroshi
⚽️ Mark Milicaj

💙 Forca Vëllaznimi!

👏 Faleminderit, Gjakovë, që ishit me ne!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kremlini ka paralajmëruar se do t’i drejtojë armët bërthamore ruse…