FC Suhareka prezanton Kryesinë dhe Bordin e ri Drejtues

28 korrik 2026 | 20:47

FC Suhareka ka bërë publike përbërjen e re të Kryesisë dhe Bordit Drejtues të klubit, duke theksuar se angazhimi i ri synon të sjellë suksese të reja për skuadrën.

Në krye të klubit është emëruar president Jetmir Bytyqi, ndërsa pozitën e drejtorit menaxhues do ta mbajë Bashkim Ndrecaj. Për drejtor sportiv është caktuar Drilon Berisha.

Bordi Drejtues i FC Suharekës përbëhet nga:
Besim Kuçi
Agim Kuçi
Fazli Cikaqi
Jeton Gashi
Burim Kuçi
Blerjan Kuçi
Fatbardh Gashi

Nga klubi kanë bërë të ditur se me punë, përkushtim dhe bashkëpunim synojnë ta çojnë FC Suharekën drejt rezultateve dhe sukseseve të reja, duke falënderuar tifozët dhe mbështetësit për përkrahjen e vazhdueshme.

“Për ty, Suharekë! 🖤💛”, thuhet në njoftimin e klubit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa mbetje mortore të gjetura në fshatin Kalludër i Vogël…