Nesër kufizime të përkohshme për kamionët mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

28 korrik 2026 | 16:40

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër, më 29 korrik 2026, do të hyjnë në fuqi kufizime të përkohshme të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës.

Sipas njoftimit, kufizimi do të zbatohet nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta, të cilat pritet të arrijnë ose tejkalojnë 32 gradë celsius.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi do të zhvillohet pa kufizime.

Nga ky vendim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të mjeteve që t’i respektojnë kufizimet dhe ta planifikojnë qarkullimin sipas orarit të përcaktuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor…