Zyrtare: Gvardiol rinovon kontratën me Manchester Cityn

28 korrik 2026 | 15:09

Manchester City ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me mbrojtësin kroat Josko Gvardiol, i cili tashmë do të jetë pjesë e klubit anglez deri në qershor të vitit 2031.

Marrëveshja e re ishte arritur në muajin qershor, ndërsa tashmë është nënshkruar zyrtarisht. Kontrata e re parashikon edhe një rritje të konsiderueshme të pagës për 24-vjeçarin.

Drejtuesit e Cityt e konsiderojnë Gvardiolin një nga shtyllat kryesore të projektit afatgjatë të klubit dhe nuk kanë pasur asnjëherë synim ta nxjerrin në shitje.

Me kontratën e re deri në vitin 2031, Manchester City siguron vazhdimësinë e një prej mbrojtësve më të vlerësuar në futbollin evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, mori…