Përparim Rama publikon fotografi nga asfaltimi i “Rrugës A”, burri i Albulena Haxhiut e quan “vrasës”

29 korrik 2026 | 11:11

Burri i ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, Alban Krasniqi, i është drejtuar me termin “vrasës” kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Krasniqi e ka bërë këtë koment në një postim të Ramës në “Facebook”, ku kryetari i Prishtinës kishte publikuar fotografi nga punimet për asfaltimin e “Rrugës A” në kryeqytet.

“Jo mirëmëngjesi, por alo prokuroria, o vrasës”, ka shkruar Krasniqi në koment.

Nuk është bërë e qartë se për çfarë e akuzon Krasniqi kryetarin Rama, ndërsa komenti i tij vjen një ditë pas vdekjes tragjike të një punëtori në një vendpunishte në Prishtinë.

Pas rastit, Rama kishte shprehur ngushëllime për familjen e viktimës dhe kishte thënë se përgjegjës për vlerësimin e respektimit të standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes në punë është Inspektorati Qendror i Punës, si institucion në nivel qendror.

“Presim që hetimet të zbardhin plotësisht shkaqet dhe përgjegjësitë për këtë rast”, kishte shkruar Rama.

Rasti i vdekjes së punëtorit është duke u hetuar nga institucionet kompetente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ali Ahmeti Do doja nga zemra të përshëndes të gjithë…