Vetëvendosje heshti kur Slavisha Simiq e propozoi nënkryetarin “në emër të popullit serb” dhe “në Parlamentin e Prishtinës”

13 shtator 2026 | 11:48

Listës Serbe sot iu votua propozimi për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës.

Tanja Vujoviq, kandidatja për nënkryetare, mori votat nga Lëvizja Vetëvendosje për t’u bërë numri dy i Kuvendit, shkruan Insajderi.

Deri tek Vujoviq, Listës Serbe iu refuzuan të gjithë kandidatët paraprakë për nënkryetar. Propozim për nënkryetar bëri edhe deputeti i Listës Serbe, Slavisha Simiq.

Simiq propozoi Igor Simiqin për nënkryetar, i cili u refuzua.

Përgjatë propozimit, ai dëgjohet duke thënë se propozimi po bëhet “në emër të popullit serb” dhe Parlamentit të Republikës së Kosovës i referohet si “Parlamenti i Prishtinës”. Ky term përdoret kryesisht nga udhëheqësit serbë, për të mohuar shtetësinë e Kosovës.

Përkundër që para dy herave Lëvizja Vetëvendosje kishte reaguar duke ndërprerë seancën për gjuhë të tillë, ata proceduan me votim kësaj here. /Insajderi.org/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se…