Shpallet thatësirë në gjysmën e Anglisë, rritet rreziku nga zjarret masive

29 korrik 2026 | 23:46

Agjencia për Mjedisin në Angli ka shpallur gjendje thatësire në gjysmën e territorit, pas reshjeve rekord të ulëta dhe temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.

Kushtet e nxehta dhe të thata kanë rritur ndjeshëm rrezikun për zjarre të mëdha, veçanërisht në Londër, juglindje të Anglisë dhe rajonet lindore, raporton Sky News.

Sipas një vlerësimi të Shërbimit Meteorologjik britanik, në këto zona zjarret mund të jenë jashtëzakonisht të rënda në rast shpërthimi.

Shërbimet emergjente në Angli dhe Uells kanë reaguar ndaj 706 zjarreve në natyrë gjatë vitit 2026, ndërsa vetëm nga 16 deri më 28 korrik janë regjistruar 208 raste, bëri të ditur Këshilli Kombëtar i Shefave të Zjarrfikësve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se të enjten, më 30 korrik…