ASK-ja: Vazhdon rënia e numrit të ndërmarrjeve të regjistruara

30 korrik 2026 | 11:17

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar repertorin statistikor mbi ndërmarrjet ekonomike në Kosovë për muajin maj 2026.

Në qershor 2026, numri i ndërmarrjeve të regjistruara pati rënie për (-1,4 %), krahasuar me muajin paraprak (maj 2026).

Ndërsa, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (qershor 2025) pati rënie për (-5.1 %) të ndërmarrjeve të regjistruara, thuhet në raport.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij muaji ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, dhe motoçikletave me 242 ndërmarrje të regjistruara, akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 124 ndërmarrje të regjistruara.

Në kategorinë “Mikro Ndërmarrje” (0 deri në 9 të punësuar) ishin gjithsej 1 088 ndërmarrje të regjistruara; në kategorinë “Ndërmarrje të Vogla” (10 deri në 49 të punësuar) ishin gjithsej 4 ndërmarrje të regjistruara.

Kurse, në kategorinë “Ndërmarrje të Mesme” (50 deri në 249 të punësuar) dhe në kategorinë “Ndërmarrje të Mëdha“ (250+) nuk pati ndërmarrje të regjistruara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hetuesit e stacionit policor në Shtime, gjatë patrullimit në rrugën…