Ekipi i madh anglez futet në garë për Marcus Rashford
30 korrik 2026
| 16:51
Tottenham Hotspur është futur në garë për transferimin e sulmuesit të Manchester United, Marcus Rashford, gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas raportimit të “talkSPORT”, drejtuesit e klubit londinez e kanë përfshirë reprezentuesin anglez në listën e objektivave për repartin ofensiv, pasi dështuan të siguronin shërbimet e Crysencio Summerville.
Rashford pritet të largohet nga Manchester United këtë verë, pas një periudhe të vështirë në “Old Trafford”, ndërsa Tottenham tashmë shihet si një destinacion i mundshëm për 28-vjeçarin.
Mbetet të shihet nëse klubi londinez do të paraqesë një ofertë zyrtare në ditët në vijim, teksa e ardhmja e Rashford vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara të merkatos së verës.



