Gazmend Muhaxheri jep detaje nga brenda sallës
30 korrik 2026
| 21:18
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka dhënë detaje rreth procesit të votimit në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK’së.
Muhaxheri ka treguar se Prishtina e Peja e kanë përfunduar votimin dhe se tashmë janë duke votuar delegatët e Mitrovicës, shkruan Express.
“Është e dyta pas Degës së Prishtinës. E kemi kry si e dyta. Tash është t’u votu Mitrovica. Procesi po duket demokratik. Qetë, po shkon në rregull”, ka thënë Muhaxheri.
Ai ka folur edhe për atë nëse ka presion ndaj delegatëve, duke thënë se brenda sallës s’ka diçka të tillë dhe se I kanë pasru 14 ditë në funksion për të bërë presion.
“14 ditë kanë qenë për me bo presion.Vetë fakti që I kanë thirrë ka 5-6 herë nënshkrusit, tregon vetë”, ka thënë Muhaxheri tutje.



