KESCO Premium me risi – lanson aplikacionin eKescoPremium për bizneset në treg të hapur

30 korrik 2026 | 11:40

Një vit pas liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë, KESCO Premium vazhdon të dëshmojë përkushtimin e saj ndaj konsumatorëve, duke investuar në zgjidhje digjitale që avancojnë përvojën e tyre dhe e bëjnë menaxhimin e shërbimeve më të thjeshtë, më transparent dhe më efikas.

Si kompani me përvojë shumëvjeçare në furnizimin me energji elektrike, KESCO Premium ka qenë një partner i besueshëm për bizneset që operojnë në tregun e hapur. Gjatë këtij viti, përmes komunikimit dhe takimeve të vazhdueshme me konsumatorët, kompania ka identifikuar nevojën për një platformë moderne që u mundëson atyre qasje të shpejtë në informacionet më të rëndësishme që lidhen me furnizimin me energji elektrike.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi dhe dëgjimit të vazhdueshëm të nevojave të konsumatorëve, KESCO Premium sot lanson eKescoPremium, aplikacionin mobil të dedikuar ekskluzivisht për konsumatorët e saj.

Përmes aplikacionit eKescoPremium, konsumatorët mund të kontrollojnë bilancin aktual të llogarisë, kontratën aktive të furnizimit, njehsorët aktivë të regjistruar në të gjitha pikat e biznesit, si dhe historikun e faturave dhe të bilanceve. Përveç konsumit mujor të faturuar, konsumatorët mund të monitorojnë edhe konsumin aktual të energjisë, edhe para faturimit. Këto të dhëna mund të shihen si për biznesin në tërësi, ashtu edhe veçmas për secilën pikë matëse, duke u mundësuar një pasqyrë më të detajuar dhe menaxhim më efikas të konsumit të energjisë.

Lansimi i eKescoPremium përfaqëson një hap të ri në strategjinë e KESCO Premium për digjitalizimin e shërbimeve dhe përmirësimin e vazhdueshëm të përvojës së konsumatorëve. Përmes këtij aplikacioni, bizneset do të kenë informacionet kryesore të furnizimit në dispozicion në çdo kohë dhe nga çdo vend, duke kursyer kohë dhe duke pasur kontroll më të madh mbi të dhënat e tyre.

“Liberalizimi i tregut ka ndryshuar mënyrën se si bizneset e menaxhojnë furnizimin me energji elektrike, ndërsa ne kemi zgjedhur të jemi pranë tyre jo vetëm si furnizues, por edhe si partner që investon vazhdimisht në përmirësimin e përvojës së konsumatorëve. eKescoPremium është një tjetër hap në këtë drejtim, duke u ofruar konsumatorëve tanë qasje të shpejtë, të sigurt dhe të thjeshtë në informacionet që u nevojiten për menaxhimin e furnizimit me energji,” tha Rudina Heroi Puka, Zëvendëskryeshefe Ekzekutive e KESCO

Aplikacioni eKescoPremium është i disponueshëm për pajisjet iOS dhe Android, ekskluzivisht për konsumatorët e KESCO Premium.

Linku i animacionit:
https://www.swisstransfer.com/dl/019fadad-30bd-71a7-83d3-d757a17b0b91

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i sezonit…