Totaj pret në takim zëvendëskomandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë dhe çështjet që prekin komunitetin lokal
Zëvendëskomandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneral brigade Federico Collina, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.
Sipas njoftimit, diskutimet janë përqendruar në situatën e përgjithshme të sigurisë, si dhe në çështjet që ndikojnë në komunitetin lokal.
Gjeneral brigade Collina ka rikonfirmuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
KFOR-i ka theksuar se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke kontribuar në sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë.
Misioni i KFOR-it ka shtuar se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të roleve të tyre përkatëse në fushën e sigurisë.



