Zjarri i afrohet vilës së çiftit të famshëm George dhe Amal Clooney në Francë

30 korrik 2026 | 09:28

George dhe Amal Clooney janë detyruar të largohen përkohësisht nga prona e tyre në jug të Francës, pasi zjarre të mëdha pyjore kanë përfshirë zonën përreth Brignoles.

Çifti hollivudian ka shprehur shqetësim për situatën, duke bërë të ditur se ende nuk e dinë nëse shtëpia e tyre do të shpëtojë nga flakët. Në një mesazh drejtuar autoriteteve lokale, ata kanë shprehur mbështetjen për banorët e prekur dhe kanë theksuar se do të qëndrojnë pranë komunitetit edhe pas përfundimit të krizës.

Prona e Clooney-ve ndodhet në një zonë rurale ku çifti jeton së bashku me fëmijët e tyre, binjakët Ella dhe Alexander. Aktori dhe bashkëshortja e tij, avokatja e njohur për të drejtat e njeriut Amal Clooney, e kishin zgjedhur këtë vend për një jetë më të qetë, larg zhurmës së Hollivudit.

Zjarret në rajon janë përshkruar si ndër më të mëdhatë e viteve të fundit, duke detyruar shumë banorë të largohen nga shtëpitë e tyre dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona.

George Clooney më herët ka treguar se jeta në Francë u ka dhënë fëmijëve të tyre mundësinë të rriten më pranë natyrës dhe me më pak ekspozim ndaj vëmendjes publike.

Pavarësisht pasigurisë për pronën e tyre, çifti ka bërë të qartë se lidhja e tyre me komunitetin francez mbetet e fortë dhe se do të kontribuojnë në rikuperimin e zonës pas përfundimit të zjarreve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi Komunal i Nikshiqit ka hedhur poshtë një iniciativë të…