BIJA E HEROIT TË KOMBIT REXHEP MALAJ, MBESA E PLAKUT HISTORIK MEHMET MALAJ DHE PLAKUT TË ILEGALES HASAN MALAJ, FITORE MALAJ NË KRYE TË UNIVERSITETIT KADRI ZEKA
Hajde, hajde… edhe këtë ditë po e jetojmë!
Po shohim e po dëgjojmë gjëra që dikur do të na dukeshin të pabesueshme!
Vajza e Atij që nuk iu tremb kurrë regjimit serbo-jugosllav, e Atij që qëndroi si çelik përballë UDB-së jugosllavo-serbe, Themeluesit dhe Udhëheqësit të Partisë së Luftës së Kosovës, Heroit të Kombit Rexhep Malaj, Fitore Malaj, po merr rrugën drejt inaugurimit Rektore e Universitetit “Kadri Zeka”!
Po dëshmohet se historia dhe realiteti i ri i krijuat, i ka rrugët e veta për të folur dhe po flet me gjuhën e fitores shekullore të popullit shqiptar kundër Serbisë pushtuese dhe veglave të tyre tradhëtare në Kosovë e Vise!
Ky moment shënon një fitore të madhe sepse, inaugurohet e para e UKZ-së, jo vetëm fidani i vetëm i Heroit të Kombit Rexhep Malaj, por edhe mbesa e Plakut historik Axhes Mehmet Malaj dhe e Plakut të ilegales Hasan Malaj!
Kjo fitore e shënuar në kalendarin e Kombit, nderon gjakun e derdhur per liri, luften dhe perpjekjet heroike te popullit shqiptar nën emblemen e UÇK-së, kundër Serbisë pushtuese!
Kjo është dëshmi se sakrifica e një brezi, vazhdon përmes brezit tjetër!
Uroj që ky besim të shpërblehet me përkushtim, integritet, drejtësi dhe punë në shërbim të dijes, studentëve dhe interesit publik!
Suksese Fitore!
Prishtinë, 31 Korrik 2026!




