Gucati dhe Syla takojnë zyrtaret e Ambasadës amerikane, në fokus preokupimet e veteranëve të UÇK-së

31 korrik 2026 | 13:38

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, së bashku me nënkryetarin Gazmend Syla, kanë zhvilluar një takim pune me zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Sipas njoftimit të OVL-UÇK-së, gjatë takimit janë diskutuar temat dhe preokupimet kryesore të veteranëve.

Në njoftim është theksuar edhe rëndësia e miqësisë dhe partneritetit “të pazëvendësueshëm” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sot zhvilluam një takim pune me zyrtarë të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, ku diskutuam për temat dhe preokupimet kryesore të veteranëve tanë. Në këtë takim theksuam rëndësinë e jashtëzakonshme që ka miqësia e përhershme dhe partneriteti ynë me partnerin tonë më të madh e të pazëvendësueshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është thënë në njoftimin e OVLUÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë, Ilir Beqaj, është liruar nga…