KPK-ja dhe OAK-u diskutojnë draft-udhëzimin për kompensimin e mbrojtësve me shpenzime publike

31 korrik 2026 | 16:20

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, së bashku me anëtarin e Komisionit për Çështje Normative, Valdrin Krasniqi, kanë pritur në takim kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), Besnik Berisha, dhe zëvendëskryetarin e OAK-ut, Naim Rudari.

Në fokus të takimit ishte drafti i Udhëzimit Administrativ për procedurat e kompensimit të mbrojtësve me shpenzime publike, me ç’rast janë vlerësuar propozimet e OAK-ut.

Bashkëbiseduesit kanë theksuar përkushtimin e tyre për dialog, efikasitet dhe transparencë, si dhe për avancimin e sistemit të drejtësisë në shërbim të qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona janë gjobitur me nga 500 euro pasi janë…