Zelensky publikon shifrat e humbjeve ukrainase në luftën kundër Rusisë

31 korrik 2026 | 13:57

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se rreth 50 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i luftës me Rusinë, ndërsa rreth 400 mijë të tjerë janë plagosur.

Sipas tij, një numër i konsiderueshëm i ushtarëve ukrainas vazhdojnë të jenë të zhdukur, ndërsa betejat e ashpra në front kanë shkaktuar humbje të mëdha njerëzore për të dyja palët.

Duke folur për humbjet ruse, presidenti ukrainas ka thënë se numri i përgjithshëm i viktimave dhe të plagosurve në radhët e ushtrisë ruse ka arritur në rreth 1.6 milion persona, prej të cilëve afërsisht 700 mijë janë vrarë. Zelensky nuk ka publikuar detaje lidhur me mënyrën e përllogaritjes së këtyre shifrave.

Të dhënat për humbjet ushtarake në luftën Rusi-Ukrainë janë të vështira për t’u verifikuar në mënyrë të pavarur, pasi të dyja palët publikojnë shpesh shifra të ndryshme për humbjet e kundërshtarit. Lufta në Ukrainë, e nisur pas pushtimit rus në shkurt të vitit 2022, vazhdon të jetë një nga konfliktet më të mëdha ushtarake në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
23 korriku ka hyrë në histori si dita më e…