Aksident në dalje të Pejës, kombi përplas motoçikletën
01 gusht 2026
| 19:11
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditën e sotme, në Pejë.
Rreth orës 16:25, në fshatin Ramun, ndodhi një përplasje ndërmjet një kombi dhe një motoçiklete.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, deklaroi se, si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës pësoi lëndime.
“Sot rreth orës 16:25, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Ramun-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një kombi dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor” deklaroi Rugova.



