Çitaku: Mërgimtarët presin në kufi me orë të tëra, Kurti tregon përralla me gjermanë e rusë

02 gusht 2026 | 22:41

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me pritjet e gjata të mërgimtarëve në pikat kufitare të vendeve përreth Kosovës.

Ajo në një postim në Facebook ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, duke thënë se institucionet duhet të ndërmarrin veprime konkrete për të lehtësuar situatën.

“Në vend që të merrte menjëherë kontakt me Zagrebin dhe Podgoricën, të koordinonte veprimet me autoritetet e atjeshme dhe të dërgonte Ministrin e Jashtëm për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës, Albin Kurti ka zgjedhur t’u tregojë mërgimtarëve tanë përralla me gjermanë e rusë”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

Mërgimtarët tanë po presin me orë të tëra në kufijtë e vendeve përreth, të lodhur pas një udhëtimi të gjatë, për t’u kthyer në shtëpi.

Në vend që të merrte menjëherë kontakt me Zagrebin dhe Podgoricën, të koordinonte veprimet me autoritetet e atjeshme dhe të dërgonte Ministrin e Jashtëm për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës, Albin Kurti ka zgjedhur t’u tregojë mërgimtarëve tanë përralla me gjermanë e rusë.

Mërgata nuk ka nevojë për ligjërata ideologjike. Ka nevojë për shtet që vepron.

Ky ose po tallet keq me qytetarët e vet, ose vërtet jeton në një univers paralel, ku Kosova qenka ajo që mbron Gjermaninë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 49-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së dielës në…