Behrami: EULEX-i është dora e zgjatur e Speciales, t’i jepet fund mandatit të tij
18 shtator 2026
| 16:09
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit lidhur me Gjykatën Speciale, duke kritikuar misionin e EULEX-it në Kosovë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Behrami e ka cilësuar EULEX-in si “dorë të zgjatur” të Gjykatës Speciale dhe ka kërkuar përfundimin e mandatit të misionit.
“EULEX-i është dora e zgjatur e Gjykatës Speciale në Kosovë. Mandatit të EULEX-it duhet t’i jepet fund urgjentisht. Institucionet dhe qytetarët duhet ta refuzojnë EULEX-in”, ka shkruar Behrami.



