Arben Gashi rikthen shkrimin kur kërkonte që Kuvendi t’ia ndalojë Hagës përdorimin e dokumenteve të Serbisë
18 shtator 2026
| 16:08
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj krerëve të UÇK-së.
Gashi ka rikthyer një shkrim të publikuar më 1 gusht 2025, përmes të cilit kishte kërkuar që Kuvendi i Kosovës t’ia ndalonte Gjykatës Speciale përdorimin e dokumenteve të prodhuara nga Serbia.
“Kam folur kur ishte koha. Shihni çfarë kam thënë më 1 gusht 2025. Kaq”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.



