Daut Haradinaj promovon potencialin turistik të Deçanit me pamje nga Belle Resort (video)

02 gusht 2026 | 23:32

Zyrtari i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj, ka publikuar një video në Facebook nga Belle Resort në Deçan, ku ka vlerësuar investimet në infrastrukturën rrugore të realizuara nga kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Haradinaj ka shkruar se rruga e rregulluar i ka dhënë një pamje të re Belle Resort-it, të cilin e cilësoi si një nga resortet më të veçanta në trojet shqiptare.

“Rruga e rregulluar nga kryetari Ramosaj dukej se i kishte dhënë dritë resortit të paparë në trojet tona, Belle Resort, i cili gjendet 5 kilometra përtej Manastirit të Deçanit”, ka shkruar Haradinaj në postimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës të presidentit Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur…