Detaje të reja nga Suhareka: Babai plagosi djalin, konflikti dyshohet se nisi për nipin

02 gusht 2026 | 22:36

Një mosmarrëveshje familjare në fshatin Savrovë të Suharekës për pak sa nuk përfundoi me pasoja fatale, pasi një 77-vjeçar dyshohet se ka plagosur me armë zjarri djalin e tij.

Sipas informacioneve, V.K. 40 vjeç, kishte pasur një bisedë me djalin e xhaxhait të tij, veprim ky që dyshohet se e kishte nervozuar babain e tij, D.K.

Ky i fundit dyshohet se ka reaguar duke e qëlluar të birin, pasi kishte konsideruar se ai nuk kishte marrëdhënie të mira me vëllain e tij. Pas rastit, i dyshuari ishte mbyllur në shtëpi dhe nuk pranonte të dilte. Policia kishte nisur negociatat me të, ndërsa pas insistimit të forcave të rendit, ai është bindur të dorëzohet dhe është arrestuar.

Rreshteri i Policisë në Suharekë, Dalip Matoshi, ka bërë të ditur se pas daljes së të dyshuarit nga shtëpia, ai kishte mohuar se posedonte armë, por gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një karikator dhe pesë fishekë të kalibrit 9 mm.

Viktima fillimisht ka marrë trajtim në Emergjencën e Suharekës, ndërsa më pas është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Ndaj babait është iniciuar procedurë për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kandidati i AAK-së për deputet, Dardan Krasniqi, ka vazhduar me…