Gjenden dy motoristët e humbur në Jezercë

02 gusht 2026 | 08:11

Aksioni për gjetjen e dy motoristëve të humbur në zonën e Jezercës ka përfunduar me sukses.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se motoristët janë lokalizuar dhe janë nxjerrë në një vend të sigurt nga ekipet e Departamentit të Motoristëve të kësaj shoqate.

Ekipet kanë ndërhyrë në terren për realizimin e operacionit të kërkimit, ndërsa pas lokalizimit të tyre është bërë tërheqja dhe sigurimi i motoristëve.

Sipas njoftimit, të dy personat tashmë ndodhen jashtë rrezikut dhe aksioni është përmbyllur me sukses.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, i pyetur se a do…