Te “Dheu i Bardhë” pritje deri në 80 minuta
02 gusht 2026
| 08:16
Një numër i madh i bashkëatdhetarëve ia ka mësyer vendlindjes për t’i kaluar pushimet verore në gjirin familjar.
Prandaj, në pikat kufitare vërehet një fluks i shtuar i veturave.
Sipas përditësimit të fundit të Qendres Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pika më e ngarkuar është ajo e Dheut të Bardhë, ku pritjet për të hyrë në Kosovë shkojnë deri në 80 minuta e kolona e automjeteve deri në 400 metra.
Derisa në pikat e tjera koha e pritjes nuk është mbi 10 minuta.




