Hoti: Analizat e ADN-së vonohen minimalisht gjashtë muaj, dërgohen në laborator në Hagë
03 gusht 2026
| 14:41
Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka thënë se analizat e ADN-së për trupat e zbuluar në varrezat masive mund të zgjasin minimalisht gjashtë muaj. Sipas tij, mostrat dërgohen për analiza në një laborator në Hagë të Holandës.
Hoti ka thënë se është i rezervuar në deklaratat për çështje të tilla, pasi, sipas tij, ai e di se çfarë ndiejnë dhe çfarë përjetojnë familjarët e personave të zhdukur.
“Sepse ata nuk e dinë dhe nuk e kanë për obligim me e ditë që veç procedura e krahasimit me ADN i merr minimum gjashtë muaj, pasi ato barten në Institutin e Mjekësisë Ligjore, pastaj dërgohen në Hagë”, ka thënë ai për T7.



