Disa të rinj e vendosin flamurin e UÇK-së te ministria e drejtuar nga Donika Gërvalla

18 shtator 2026 | 22:49

Qytetarë të shumtë, kryesisht të rinjtë, po vazhdojnë protestën edhe në këto momente, pas vendimit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ndërkohë, disa persona, kanë vendosur flamurin e UÇK-së pranë objektit të Ministrisë së Drejtësisë, e cila drejtohet nga Donika Gërvalla.

Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë është mbushur sërish me qytetarë, të cilët kanë dalë për të protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale, përmes së cilit ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u shpallën fajtorë me 81 vite burgim.

Protesta janë paralajmëruar edhe ditëve në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Demaku, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin…