Kurti pret në takim Ziadin Selën, flasin për zhvillimet në Kosovë dhe Maqedoni
03 gusht 2026
| 15:13
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare dhe deputetin në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Ziadin Sela.
Duke i uruar mirëseardhje në Prishtinë, kryeministri Kurti e falënderoi kryetarin Sela për vizitën.
Në takim u diskutua lidhur me zhvillimet dhe aktualitetet në Kosovë, me theks përgatitjet për procesin e konstituimit të legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit të Republikës, formimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit ose presidentes.
Po ashtu, krahas zhvillimeve dhe aktualiteteve në Maqedoninë e Veriut, temë e takimit ishin projektet e rëndësishme infrastrukturore ndërmjet dy shteteve, si rruga Prizren – Tetovë dhe ajo Bllacë – Shkup.



