‘Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar me copa letre’, i riu nga Skenderaj i dhuron veprën Sala Jasharit

03 gusht 2026 | 12:05

I riu nga Skenderaj, Fatjon Gashi, ka nderuar me një dhuratë të veçantë deputeten e zgjedhur të PDK-së, Sala Jasharin, duke krijuar me copa të imëta letre figurat e Nënës Salë dhe gjyshit Hamit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Jashari tha se vepra është realizuar nga dora e një të riu, i cili, sipas saj, në çdo ngjarje të rëndësishme historike e heroike ka dhuruar art në nderim të historisë.

“Fatjoni Gashi, autori i kësaj vepre, mua dhe axhën na nderoi me këtë dhuratë të veçantë, kushtuar heronjve të familjes sonë. Ai më tregoi se sa herë që mendja dhe duart e tij janë të angazhuara në një krijim të ri kushtuar luftës sonë, emocionet janë të pashmangshme, sepse, siç tha edhe vetë ai, ajo mbetet ende një plagë e hapur”, ka shkruar ajo.

Deputetja e zgjedhur shtoi se përkushtimi dhe disiplina e Fatjon Gashit ndaj artit, si dhe koha që ai ia kushton krijimtarisë jashtë shkollës, janë vërtet motivuese.

“Jam shumë e lumtur që kemi talente të tilla në Skenderaj! Një shembull i shkëlqyer për të rinjtë dhe për të gjithë ne. Mburremi me punën tënde, Fatjon! Qëndro gjithmonë i guximshëm dhe mos resht së synuari majat!”, ka shkruar Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit e saj momente nga…