Një qytetar rreh tre policë brenda stacionit policor në Malishevë
Dy persona janë arrestuar në Malishevë, pasi dyshohen se kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se ka sulmuar fizikisht policët edhe brenda stacionit policor. Si pasojë e incidentit, tre zyrtarë policorë kanë kërkuar trajtim mjekësor. Ngjarja u bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë. Rasti rasti ka ndodhur të shtunën, më 2 gusht.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare, si dhe brenda stacionit policor njëri prej tyre ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Si pasojë e sulmit tre zyrtarë kanë kërkuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tyre është iniciuar procedurë penale për veprat “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrave zyrtare” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”.



