Ministria e Bujqësisë dhe AUV publikojnë analizat e qumështit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kanë publikuar analizat në sektorin e qumështit.
Në një konferencë për media, drejtori AUV-së, Bekim Hoxha, ka dhënë disa detaje të përgjithshme.
“Nga 495 mostra të pranuar, 471 mostra apo 95.2 për qind ka pasur rezultat laboratorike janë përfshirë në analizë. Kjo tregon një nivel të lartë të mbulimit analitik, pasi vetëm 24 mostra nuk kanë gjeneruar rezultate laburatorike të përdorshme. Nga 471 mostra me rezultate, 385 mostra janë realizuar me përmbajtje të indyres. 329 mostra janë realizuar me përmbajtje të proteinës, 314 mostra janë realizuar me profilin e acideve indyrore, 203 mostra janë realizuar me pranin e amidonit dhe 45 mostra janë realizuar me pranin e qumështit pluhur”, ka thënë ai.



