Policia në Ferizaj shqipton 281 gjoba ndaj shoferëve për përdorimin e telefonit gjatë ngasjes
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë muajit korrik 2026 ka shqiptuar 281 gjoba ndaj shoferëve në rajonin e Ferizajt për përdorimin e telefonit gjatë ngasjes së automjetit.
Policia ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie gjatë përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.
Sipas njoftimit të policisë rajonale të Ferizajt, përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore. Gjatë muajit korrik, janë shqiptuar gjithsej 281 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur këtë rregull dhe kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Policia rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut, qoftë drejtpërdrejt në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Policia ka siguruar qytetarët se konfidencialiteti i të dhënave të tyre do të ruhet plotësisht.



