Sot temperaturat deri në 37 gradë

04 gusht 2026 | 08:30

Instituti Hidrometeorologjik bën me dije se sot do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë.

IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11°C dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 31 deri në 37 gradë.

Do të fryjë erë nga lindja dhe verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s.

IHK njofton se masat e ngrohta ajrore nga Afrika Veriore do të vazhdojnë të mbajnë temperaturat paksa mbi mesataren klimatologjike, por brenda karakteristikave të stinës së verës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Shtimes ka njoftuar se në kuadër të aktiviteteve…