Kryeministri Kurti udhëton për në ShBA

18 shtator 2026 | 16:49

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka udhëtuar për në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojë takime bilaterale me liderë botërorë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Qëllimi kryesor i takimeve do të jetë promovimi dhe forcimi i vlerave dhe interesave kyçe shtetërore të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Gjatë qëndrimit në Amerikë, Kryeministri Kurti gjithashtu do të takojë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në ShBA, përfaqësues të shoqatave të diasporës dhe investitorë potencialë në ekonominë e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se rastet që janë përmendur…