Zyrtare: Fulhami transferon Gonzalo Garcian nga Real Madridi
04 gusht 2026
| 11:31
Fulhami ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit spanjoll Gonzalo Garcia nga Real Madridi, me 22-vjeçarin që ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin londinez, e vlefshme deri në vitin 2031.
Fulhami do të paguajë rreth 40-42 milionë euro për 70 për qind të kartonit të tij, ndërsa Real Madridi do të mbajë pjesën e mbetur të të drejtave të lojtarit.
Gonzalo Garcia, i cili është produkt i akademisë së “Los Blancos”, shkëlqeu sezonin e fundit me ekipin e parë, duke shënuar tetë gola dhe duke dhuruar tri asistime në 39 paraqitje.
Ai gjithashtu përfundoi si golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës për Klube, me katër gola të shënuar.



