Abdixhiku i mbledh deputetët e LDK-së në selinë e partisë në orën 14:00

05 gusht 2026 | 14:03

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ftuar një mbledhje të Grupit Parlamentar në orën 14:00. Ky takim vjen një ditë para datës kur do të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Sipas burimeve në takim do të jetë i pranishëm edhe deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti dhe deputetët tjerë të pakënaqur ne Abdixhikun.

Në mbledhjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së ku Abdixhiku u rikonfirmua në krye të partisë, është miratuar edhe një deklaratë, ku anëtarët e Grupit Parlamentar të LDK-së duhet të jenë në vijë me qëndrimin e partisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë zyrtarë të Listës Serbe, Igor Simiq, Ivan Zaporosaq, Ivan…