Haradinaj: Opozita duhet ta ketë presidentin ose kryeministrin

05 gusht 2026 | 11:35

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partitë opozitare mund ta ndihmojnë vendin vetëm nëse përfshihen në procese të rëndësishme vendimmarrëse, e jo vetëm duke marrë pjesë në qeverisje.

Sipas tij, në një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, opozita duhet të ketë rol të barabartë në përcaktimin e politikave dhe një nga pozitat kryesore shtetërore.

Haradinaj ka thënë se një parti nuk duhet të marrë pjesë në qeveri pa pasur ndikim real në vendimmarrje, duke theksuar se rezultati i zgjedhjeve duhet të interpretohet si nevojë për bashkëvendimmarrje.

“Kurti po dëshiron me e poshtëru opozitën duke i ofruar vetëm pjesëmarrje në qeverisje. Udhëheqësit e regjimit totalitar frikësohen nga bashkëvendimmarrja. Opozita s’duhet që vetëm të marrë pjesë në qeverisje”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se nëse kryetari i LV-së, Albin Kurti, e lexon rezultatin zgjedhor si kërkesë për bashkëpunim politik, atëherë duhet të ketë marrëveshje reale mes palëve.

“Nuk mendoj që opozita e ndihmon Kosovën duke u bërë pjesë e qeverisë vetëm për përfitime të pushtetit. Opozita e ndihmon Kosovën vetëm nëse bëhet pjesë e vendimmarrjes”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, për të garantuar një balancë politike, opozita duhet ta ketë njërën prej dy pozitave kryesore në shtet – postin e presidentit ose atë të kryeministrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka komentuar…