“Marrëveshja LV-LDK”, Cakolli: Kurti e ka luksin të presë, Abdixhiku jo

05 gusht 2026 | 11:31

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka komentuar takimin e fundit mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke vlerësuar se pritjet për një marrëveshje të shpejtë politike kanë qenë jorealiste.

Sipas Cakollit, një marrëveshje mes dy partive vetëm pak ditë para seancës konstituive të Kuvendit është vështirë e arritshme, duke rikujtuar se një situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe pas zgjedhjeve të vitit 2019.

Ai ka theksuar se në atë kohë LV-ja dhe LDK-ja kishin një varësi më të madhe politike nga njëra-tjetra, ndërsa dallimi në rezultate zgjedhore ishte shumë më i vogël.

“Tash për tash, Kurti dhe LV-ja e kanë luksin të presin, e madje edhe të mos arrijnë fare marrëveshje, pa u penalizuar edhe aq shumë elektoralisht. LDK-ja dhe sidomos Abdixhiku nuk e kanë të njëjtin luks, meqë për ta kjo s’është thjesht çështje e formimit të institucioneve, por edhe e fatit politik”, ka shkruar Cakolli në “Facebook”.

Sipas tij, raporti aktual i forcave politike i jep më shumë hapësirë manovrimi Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa për LDK-në dhe kryetarin e saj, rezultati i negociatave mund të ketë ndikim të rëndësishëm edhe në të ardhmen politike të partisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elvis Hoxha, këshilltar i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ka…