Këshilltari i Kurtit kritikon Abdixhikun: LDK-ja dëshiron përsëri zgjedhje

05 gusht 2026 | 11:28

Elvis Hoxha, këshilltar i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ka reaguar pas takimit të fundit mes Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke kritikuar qëndrimet e kësaj partie.

Hoxha, përmes një postimi në “Facebook”, ka komentuar deklaratat e zyrtarëve të LDK-së pas takimit, duke pretenduar se kjo parti synon jo vetëm pozitën e kryetarit të Kuvendit, por edhe postet e presidentit dhe kryeministrit.

“Jo! LDK nuk ka apetit për kryetar Kuvendi. Ajo synoi në zgjedhjet e fundit vetëm presidentin dhe kryeministrin. Sepse LDK është si uji dhe zjarri. LDK-ja dëshiron përsëri zgjedhje”, ka shkruar Hoxha.

Ai ka shtuar se, sipas tij, LDK në rast të zgjedhjeve të reja do të paraqitej me një tjetër kombinim politik.

“Kësaj here do të deklarojë jo më një tandem, por një treshe ku do të jetë edhe kryetari i Kuvendit. Pra, uji, zjarri dhe LDK-ja”, ka deklaruar këshilltari i Kurtit.

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut u zhvillua si pjesë e përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhjeje për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një skenar i papritur mund të marrë formë vetëm një…