Liverpooli po e shqyrton rikthimin e Alexander-Arnoldit

05 gusht 2026 | 11:04

Një skenar i papritur mund të marrë formë vetëm një vit pas largimit të Trent Alexander-Arnold nga Liverpooli.

Sipas raportimeve nga Anglia, drejtuesit e “The Reds” po e shqyrtojnë seriozisht mundësinë e rikthimit të mbrojtësit të djathtë nga Real Madridi.

Alexander-Arnold u largua nga “Anfield” verën e kaluar për t’iu bashkuar klubit madrilen, por aventura e tij në Spanjë nuk ka shkuar sipas pritshmërive.

Lëndimet dhe konkurrenca e fortë për një vend në formacionin titullar kanë bërë që anglezi të mos arrijë të vendoset si një lojtar i padiskutueshëm.

Sipas raportimeve, situata e tij mund të vështirësohet edhe më shumë pas afrimit të Denzel Dumfries te Real Madridi, duke rritur konkurrencën në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Pikërisht për këtë arsye, në Angli kanë nisur spekulimet për një rikthim të mundshëm të tij në “Anfield”.

Ish-futbollistë dhe analistë anglezë vlerësojnë se Liverpooli duhet t’i lërë pas polemikat që shoqëruan largimin e tij dhe të tentojë ta rikthejë mbrojtësin, duke theksuar se cilësitë e Alexander-Arnold do t’i jepnin një dimension tjetër skuadrës.

Megjithatë, deri më tani nuk ka negociata zyrtare mes dy klubeve dhe gjithçka mbetet në fazën e spekulimeve.

Alexander-Arnold ka kontratë afatgjatë me Real Madridin, ndërsa e ardhmja e tij pritet të varet edhe nga roli që do t’i ofrojë trajneri Jose Mourinho gjatë këtij sezoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë nga fshati Zupç i komunës së Zubin Potokut…