Oficeri i FSK-së, Krenar Lahu, diplomon në një nga akademitë më prestigjioze ushtarake në botë

05 gusht 2026 | 14:27

Major Krenar Lahu, oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka diplomuar me sukses në Kursin e Komandës dhe Shtabit në Akademinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, një prej institucioneve më prestigjioze të arsimit ushtarak profesional në botë.

Programi zhvillohet në kuadër të Joint Services Command and Staff College dhe përgatit oficerët për detyra të nivelit të lartë komandues dhe të shtabit. Gjatë këtij kursi, pjesëmarrësit trajnohen në fusha si planifikimi operacional, udhëheqja, strategjia, vendimmarrja dhe bashkëpunimi shumëkombësh.

Diplomimi i majorit Lahu vlerësohet si një arritje e rëndësishme profesionale dhe dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të FSK-së për ngritjen e kapaciteteve të personelit përmes programeve prestigjioze ndërkombëtare të edukimit ushtarak.

Ky sukses kontribuon gjithashtu në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit profesional të kuadrove ushtarake.

May be an image of text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona…